Sot më datë 09.09.2020, Prefekti I Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, në zbatim të Ligjit Nr. 107/2016, “Për Prefektin e Qarkut”; të Ligjit Nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”, të Ligjit Nr. 152/2015, dhe në kuadër të parandalimit dhe përballimit të situatës së zjarreve, zhvilloi mbledhjen me drejtuesit e bashkive dhe përgjegjësit e emergjencave civile. Tematikat kryesore që u diskutuan në këtë mbledhje ishin: ndjekja në kohë reale e situatës së zjarreve, gjendja e masave mbrojtëse dhe parandaluese për emergjencat sezonale dhe masat paraprake, parapërgatitja dhe sensibilizimi i strukturave, si dhe të opinionit publik, përditësimi i planeve të reagimit dhe të njoftimit në kohë reale, si dhe masat përgatitore, gatishmëria e personelit dhe mjeteve të nevojshme. Znj.Jahollari vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit për koordinim dhe mirëfunksionim në terren, si dhe u la detyrë që brenda 2 ditëve të gjitha bashkitë e qarkut Tiranë, të dërgojnë informacion për punën e bërë , masat e marra dhe problematikat e nevojat që ata kanë.