Sot më datë 15.09.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi takimin e rradhës së Task Forcës vendore ANTI COVID-19. Fokusi kryesor i këtij takimi ishte monitorimi i zbatimit të masave anti Covid-19 në transportin publik sipas grafikimit, si dhe monitorimi e menaxhimi i situatës sidomos në ambjentet jashtë shkollave per te evituar grumbullimet. Rëndësi në këtë takim iu kushtua bashkëpunimit ndërmjet Policisë Vendore të Shtetit,pushtetit vendor dhe institucioneve të tjera në qark për zbatimin me rigorozitet të protokollit të masave anti Covid, të përcaktuara nga Komitetiti Ndërministror i Emergjencave Civile . Në përfundim të takimit u la detyrë që grupet e kontrollit të Task-Forcës vendore anti Covid të vazhdojnë monitorimin dhe kontrollin e subjekteve shtetërore dhe private sipas grafikimit të detyrave, me përparësi monitorimin e transportit publik dhe të sigurisë së shkollave.