Grupi i punës i ngritur nga institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, për kontrollin dhe monitorimin e sigurisë së digave dhe rezervuarëve, me objektiv minimizimin e dëmeve që mund të shkaktohen gjatë periudhës së shtuar të reshjeve, inspektoi sot më datë 18.10.2018, në terren digën e rezervuarit të Paskuqanit, Bashkia Kamëz. Si pasojë e amortizimit dhe rrëshqitjeve të dheut, kjo dig përbën një problem serioz për jetën dhe pronën e qytetarëve të asaj zone. Bashkia Kamëz, ka hartuar projektin për rehabilitimin dhe sistemimin e kësaj dige.