Sot më datë 29.10.2018, pranë ambienteve të Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, u zhvillua një takim me drejtorin e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut Tiranë, z. Ilir Vishkurti, ku u diskutua në lidhje me zbatimin e VKM nr. 593, datë 09.10.2017 “Për Zonat e Mbrojtura” dhe nisjen e punës për hartimin e Urdhërit të Prefektit të Qarkut Tiranë “Për ngritjen e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore”.