Sot, më datë 30.5.2020, u zhvillua takimi i Komitetit të Turizmit për Qarkun Tiranë, në Golem, Kavajë. Në këtë takim ishin të pranishëm Ministri I Turizmit dhe Mjedisit z.Blendi Klosi, kryetari bashkisë Kavajë z.Redi Krali, përfaqësues të strukturave vendore përgjegjëse për turizmin, operatorë turistik, hotelier, etj. Në këtë takim u prezantuan stacionet e plazhit të Bashkisë Kavajë, detyrat dhe përgjegjësitë për të patur një sezon turistik veror të suksesshme, në situatën COVID-19. Në fund të takimit u shpërndanë çertifikata nga Z. Klosi për hotelierët që kanë aplikuar për kategorizim të hoteleve në bregdetin e Golemi.