Sot më datë 21.06.2018 u zhvillua takimi sensibilizues për masat kundra zjarrit, në Njesinë Administrative Dajt me pjesëmarrjen e :
Erind Bejko Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile i Bashkisë Tiranë
Shkelqim Goxhaj Dr. i MZSH-së Tiranë dhe Komandanti i Stacionit Të Zonës
Administratori i Njësisë Administrative – Dajt
Administratori i Njësisë Administrative Shëngjergj
Administratori i Njësisë Adminstrative Zall-Bastar
Kryepleqtë e zonave me problematike të këtyre Njësive Adminstrative.
Policia Bashkiake.
Edhe në këtë takim u theksua rëndësia për minimizimin e dëmeve nga zjarret, eleminimin e zjarreve të qëllimshme, denoncimi i personave zjarrvënës.
Sensibilizimi i banorëve përbën një rëndësi të madhe dhe në këtë takim u kërkua një ndryshim rrënjësor, në krahasim me situatën tejet problematike të vitit 2017.
Znj. Jahollari u bëri thirrje kryepleqve të angazhohen totalisht, duke bashkëbiseduar me banorët, ndëshkuar zjarrvënësit, si dhe ndarjen e përgjegjësisë për çdo parcelë, duke caktuar njerëz për të sinjalizuar vatra të mundshme zjarri.
Evidentimi i hartave për zonat e nxehta dhe zbatimi i ligjit të jetë i detyrueshm për të gjithë banorët, për të mos u përsëritur situata e vitit të kaluar.
U la si detyrë që administratorët të dërgojnë çdo të premte raport për masat kundra zjarrit dhe probleme të tjera.
Shqetësim tjetër përbën hapja e korridoreve, shtigjeve për kalimin e mjeteve zjarrfikëse, duke bashkëpunuar me APR dhe me vullnetarë, banorë të njësive administrative.
Administratorët ngritën si problem mungesën e bazës materiale (kazma, lopata, çanta shpine uji etj) për tu përdorur nga forcat vullnetare në rast zjarri, si dhe për të pasur në organikë punëtorë pastrim-gjelbërimi, të cilët do të përfshihen në pastrimin, hapjen e rrugëve dhe një pagë më dinjitoze për kryepleqtë.
Në takim u theksua rëndësia e parandalimit të zjarreve nga pakujdesia të shkaktuara nga banorët, si dhe mundësia për organizimin e grupeve vullnetare për ndërhyrje në situata emergjente.
Shërbimi i MZSH-s ka hartuar një plan masash për përballimin me sukses të situatave në stinën e verës.
Në datën 25.06.2018 ora 11 do të zhvillohet një takim përmbledhës me drejtues të Bashkisë Tiranë, të APR-së, INUV-it, ISHMPU-ja, Policia Bashkiake, DSHP dhe nga DVPT