Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor zhvillova sot një takim me drejtues të institucioneve vendore e qëndrore në Tiranë, për të koordinuar punën e përbashkët për mbarëvajtjen e mësimit dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për nxënës e mësues. Shkollat e reja në Tiranë janë një mundësi e shkëlqyer për fëmijët tanë dhe arsimtarët, por dhe një përgjegjësi e shtuar për ne që t’i menaxhojmë sa më mirë. Besimplotë se në ditën e parë të shkollës do të jetë gjithçka gati