I nderuar që isha sot në takimin për Dëshmorët e Shqipërisë, ata që e deshën atdheun me jetën e tyre.
Një komb nuk mund të përparojë kurrë nëse nuk njeh historinë e nuk respekton të rënët. Gjithçka bënë bijtë dhe bijat e këtij kombi në luftë me okupatorin është një shembull i jashtëzakonshëm me të cilin ne krenohemi sot e 80 vite më pas. Vlerësimi i sakrificës së pashoq dhe shembullit të fortë të rezistencës së atyre që dhanë jetën për Shqipërinë, lartëson Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare si një nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare. LAVDI!
