Sot më datë 19.05.2021 ora 14:00, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë u zhvillua një takim për transportin e invalidëve të punës nën drejtimin e Z. Mersin Murataj, Prefekt i Qarkut Tiranë. U diskutua mbi detyrimet ligjore për çmimin e biletës në tranportin publik qytetas dhe rrethqytetas.
Të pranishëm në takim ishin z.Emil Konomi, Sekretar i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, Z. Abdullah Omuri, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Punës së Shqipërisë, Z.Zivac Troci, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Punës Dega Tiranë dhe Znj. Matilda Xhafa Drejtoria e Transportit dhe Trafikut Rrugor Bashkia Tiranë.
Ndër të tjera, Prefekti i Qarkut Tiranë kërkoi bashkëpunim për përmirësimin e shërbimit të transportit për invalidët e punës.