Në kuadër të takimeve sensibilizuese kundër kultivimit të kanabisit, Prefekti i Qarkut Tiranë z. Afrim Qëndro së bashku me drejtuesit e Policisë së Shtetit, u mblodh sot Task Forca Vendore në Bashkinë Vorë.
Bashkia Vorë ka një shtrirje të konsiderueshme rurale, prandaj nevojitet gjithashtu një vëmendje e shtuar në kontrollin e territorit edhe nga kryetarët e fshatrave. Policia e Shtetit ka barrën kryesore në luftën kundër kanabisit dhe kurrsesi nuk duhet lenë e vetme në këtë luftë.