Prefekti i Qarkut Tiranë z. Afrim Qendro së bashku me kryebashkiakun e ri të Vorës, Blerim Shera, vëzhguan sot nga afër edhe disa kantiere të investimeve që po bëhen në kuadër të rindërtimit. Ky proces kaq shumë i rëndësishëm për të strehuar ata që mbeten pa kulm mbi kokë nga tërmeti i 26 nëntorit, po vijon me ritëm të lartë edhe në këtë zonë.