Sot më 15 Shtator, Prefekti i Qarkut Tiranë, Z. Mersin Murataj, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor zhvilloi mbledhjen e radhës së KBU. Mbledhja e ditës u organizua sipas një rendi të përcaktuar nga Zyra e Adminstrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen- Mat. Katër projekt vendimet e paraqitura gjetën dakortësimin nga të gjithë anëtarët e KBU-së për miratimin e tyre, me përjashtim të dy kërkesave të cilat u shtynë për plotësim dokumentacioni.