Më datë 20.10.2018 në orën 16:00, në vëndin Kasolle të fshatit Ferraj mbi ish uzinën autotraktore ra zjarr, i cili në mënyrë të përshpejtuar përfshiu ullishten në këtë zonë
October 20, 2018
Sot më datë 29.10.2018, pranë ambienteve të Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, u zhvillua një takim me drejtorin e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut Tiranë, z. Ilir Vishkurti
October 29, 2018

Ditën e hënë më datë 29.10.2018, Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi një takim me përfaqësues të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, banorët dhe Administratorin e pallatit ’’EDAL’’

Ditën e hënë më datë 29.10.2018, Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi një takim me përfaqësues të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, banorët dhe Administratorin e pallatit ’’EDAL’’ me vendodhje në rrugën “Gjon Buzuku’’, në Njësinë Administrative Nr.8.

Në këtë takim u diskutua për mosmirëmbajtjen e kateve të parkimit nëntoke të objektit 7-8 katesh, me subjekt ndertues firma “EDAL”, pas aksionit të përfunduar në zbatim të Udhëzimit të Prefektit të Qarkut Tiranë Nr. 115, “Për ndërhyrjen e menjëhershme për stabilizimin e situatës në ambientet e nëndheshme të pallatit EDAL”.

Gjatë takimit u konstatuan arsyet e mosveprimit, të cilat bëjnë me përgjegjësi administratorin e pallatit si dhe mospërjashtimin nga pergjegjesia e mirëmbajtjes nga UKT Tiranë të kanaleve të ujrave të zeza.

Detyrat e lëna nga Prefekti i Qarkut Tiranë:

  1. Marrja e masave per ndërhyrjen në kollonat e shkarkimit të investuara nga vetë banorët.
  2. Dërgimi i një relacioni teknik për të qartësuar situatën në lidhje me pretendimin e banorëve për mosmirëmbajtje të rrjetit të kanalizimeve.

Comments are closed.