Takim për transportin e invalidëve të punës nën drejtimin e Z. Mersin Murataj, Prefekt i Qarkut Tiranë
May 25, 2021
Sot, më datë 04.06.2021, stafi i Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë realizoi një aksion pastrimi në vijën bregdetare në kuadër të Planit të Veprimit të Pastrimit 2021
June 4, 2021

Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, sot më datë 04.06.2021, koordinoi punën me Bashkinë Kavajë për pastrimin e vijës bregdetare

Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, sot më datë 04.06.2021, koordinoi punën me Bashkinë Kavajë për pastrimin e vijës bregdetare. Ky aksion u realizua në zbatim të Planit të Veprimit të Pastrimit 2021 të hartuar nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë Kavajë. Në zbatim të këtij plani u pastrua vija bregdetare në zonën e Qerretit nga Hotel Brilliant e në vijim të gjithë sipërfaqes së plazhit publik. Në aksion morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Kavajë, Drejtori i AKU/ Mbrojta e Konsumatorit Bashkia Kavajë, administratori i njësisë administrative Golem, subjekte private të cilët kishin marr masa dhe ishin angazhuar ne pastrimin e rrugës dytësore nga inertet dhe mbetjet e ngurta, mbi 20 punonjës nga Bashkia Kavajë, si edhe përfaqesues nga administrata e  Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë. Qëllimi i aksionit ishte sensibilizimi i komunitetit për mbajtjen pastër të mjedisit dhe ambientit ku pushon. 

Ky aksion do të vijojë të monitorohet nga Insititucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, edhe në ditët në vijim.

Comments are closed.