Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi Analizën vjetore me sektorin e zhvillimit urban të institucionit të Prefektit.
December 17, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë , e shoqëruar nga stafi i Sektorit të Emergjencave Civile të Prefekturës, bëri një ispektim për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Njësitë Administrative Vaqarr dhe Pezë.
December 18, 2019

Institucioni i Prefektit vijon analizimin vjetor të punës nga sektoret e institucionit.

Në kuadër të mbylljes së këtij viti dhe ardhjes së një viti tjetër plot sfida e angazhime të reja, institucioni i Prefektit vijon analizimin vjetor të punës nga sektoret e institucionit. Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Jahollari, zhvilloi sot analizën e punës të sektorit të financës dhe burimeve mbështetëse ku secili nga specialistët prezantoi punën e tij individuale të bërë gjatë vitit 2019, si dhe sfidat që na presin për vitin 2020. Znj.Jahollari falenderoi të gjithë punonjësit e këtij sektori për punën e bërë, bashkëpunimin me njëri-tjetrin si dhe theksoi se duke dhënë secili kontributin e tij në punë mund të arrijmë të përmbushim objektivat tona në mënyrë që sëbashku të jemi më të suksesshëm. Bashkë mund të bëjmë shumë.

Comments are closed.