Sot më datë 11.10.2018 pranë Bashkisë Kavajë u afishuan në këndet publike posterat zyrtare të Ministrisë së Bujqesisë
October 11, 2018
Më datë 11.10.2018, Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari organizoi takim me përfaqësues të Bashkisë Vorë
October 11, 2018

Më datë 11.10.2018, me inicimin e Prefektit të Qarkut Tiranë, u zhvillua takimi me objekt: “Diskutimin e problematikave të dala gjatë zbatimit të Ligjeve 171 dhe 172, viti 2014, të ndryshuara, si dhe VKM-të përkatëse në zbatim të tyre, për pajsjen me AMTP të familjeve bujqësore”

Më datë 11.10.2018, me inicimin e Prefektit të Qarkut Tiranë, znj.Suzana Jahollari, si dhe me pjesmarrjen e z.Alban Dokushi, Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licensimit, u zhvillua takimi me Administratorin e Njësisë Administrative, z.Gentian Myrto, specialistët e Zyrës Juridike dhe ZAMT të kësaj Njësie, me objekt takimi: “Diskutimin e problematikave të dala gjatë zbatimit të Ligjeve 171 dhe 172, viti 2014, të ndryshuar, si dhe VKM-të përkatëse në zbatim të tyre, për pajsjen me AMTP të familjeve bujqësore”.

 Ky takim, erdhi si rrjedhojë e një ankesë të bërë pranë Prefektit të Qarkut, nga z.Sali Zeneli, i cili pretendonte se Njesia Administrative Vaqarr, nuk i plotësonte dokumementacionin e pronësisë.

 Nga Njësia Administrative Vaqarr, si dhe nga Drejtori i Përgjithshëm, z.Alban Dokushi, u vendos që ky proces dhe dokumentacioni i mbledhur në lidhje me 30 subjekte, të kësaj Njësie, të kalojë tashmë pranë Bashkisë Tiranë.

Comments are closed.