Më datë 15.10.2018 Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në inspektimin e tre urave, e shoqëruar dhe nga Administratorët e Njësive përkatëse
October 15, 2018
Sot me datë 17.10.2018 u organizua takimi lidhur me problematikën e debive të prapambetura
October 17, 2018

Më datë 16.10.2018 u zhvillua takimi që kishte si qëllim marrjen e masave urgjente për parandalimin e përmbytjeve

Më datë 16.10.2018 u zhvillua takimi në Institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë, në drejtimin e znj. Suzana Jahollari, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve në nivele drejtuese nga “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë” sh.a., Drejtorisë së ALUIZMI-t Tirana Jug, Drejtorisë së Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë dhe nga komuniteti i banorëve në kryqëzimin e rrugëve “Gramoz Pashko” dhe “Arben Broci” në Njësinë Administrative nr.2.

Qëllimi i takimit ishte marrja e masave urgjente për të parandaluar situata përmbytjesh të cilat janë përsëritur vazhdimisht gjatë këtyre tre viteve të fundit me rënien e shirave në atë zonë ku kalon Përroi i Gogajt. Pasi Përmbytjet kanë qënë problematike të shoqëruara nga dëme të mëdha materiale.

Pas diskutimit konstruktiv u vendos ngritja e një grupi pune për verifikimin e funksionalitetit të rrjetit të kanalizimeve në zonën që përmbytet.

Comments are closed.