Në kuadër të aksionit “Pastrojmë Tokën që Duam”, në Qarkun e Tiranës ka startuar puna në 5 segmente
April 18, 2018
Datë 18.04.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takimin me Z.Ardit Bido Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave.
April 18, 2018

Në kuadër të nismës “Pastrojmë Shqipërinë që Duam”, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë mbylli me sukses për dy ditë.

Në kuadër të nismës “Pastrojmë Shqipërinë që Duam”, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë  mbylli me sukses për dy ditë, aksionin e pastrimit në segmentin lumor tek Ura e Brarit përgjatë Lumit Tiranë.

Realizimi i punës u arrit nga bashkëpunimi maksimal i Forcave të Armatosura dhe Bashkisë Tiranë me ndërmarrjet e saj në varësi.

Gjatë aksionit  u aktivizuan 35 forca, dy kamiona si  dhe një ambulancë nga  Forcat e Armatosura.

Bashkia Tiranë angazhoi 31 forca, dy kamionë si dhe nje ekskavator.

Inspektoriati Rajonal i Mjedisit angazhoi  10 forca të dërguara  nga bisnezi privat Alko- Impex.

Në landfillin e Sharrës përgjatë dy ditëve u depozituan 117 m3 mbetje urbane.

Në përfundim të aksionit u konkludua se në zonë ishte e nevojshme mbulimi  me  10 kosha për hedhjen e mbeturinave, si dhe monitorimin e herë pas hershëm të zonës me qëllim që problemi  të mos  persëritet.

Comments are closed.