Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari priti në takim Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore znj. Gerta Lubonja, si dhe Prof As.Enkelejda Gjinali, pedagoge ne Universitetin Politeknik të Tiranës.
June 23, 2020
Në vazhdën e takimeve, në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, në rolin e kryetarit të komitetit anti-kanabis zhvilloi takim në Kamëz me kryetarin e bashkisë z.Rakip Suli dhe drejtorin e policisë vendore z.Rebani Jaupi.
June 23, 2020

Në vijim të takimeve, në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike, Prefekti i Qarkut Tiranë, Zj. Suzana Jahollari, organizoi në Kavajë takimin e radhës antikanabis me përfaqësues të Bashkive Kavajë dhe Rrogozhinë, në lidhje me intensifikimin e masave për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Në vijim të takimeve, në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike, Prefekti i Qarkut Tiranë, Zj. Suzana Jahollari, organizoi në Kavajë takimin e radhës antikanabis me përfaqësues të Bashkive Kavajë dhe Rrogozhinë, në lidhje me intensifikimin e masave për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetarja e Bashkisë Rrogozhinë znj.Antonela Dedej, Nënkryetari i Bashkisë Kavajë z.Guxim Kola, përfaqësues nga institucione përgjegjëse , anetarë të Task Forcës Vendore për luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si Policia e Shtetit, OSHEE Kavajë, etj.

 

Në këtë takim u ritheksua rëndësia e shkëmbimit të informacionit ndërinstitucional, organizimi i grupeve të përbashkëta në terren, koordinuar nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet punonjësve të policisë, administratorëve, kryepleqeve, OSHEE, etj  për realizimit e planit të veprimit për vitin 2020. Në përfundim të takimit u la detyrë për strukturat vendore,  inspektorët e pyjeve, në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe Njësitë Administrative, të kontrollojnë zonat me rrisk për kultivimin e bimëve narkotike me objektivin që të mos ketë asnjë rrënjë kanabis në Qarkun Tiranë.

Comments are closed.