Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në aktivitetin ceremonial të organizuar nga Bashkia e Tiranës për nder të Kongresit të Lushnjes dhe 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet.
February 5, 2020
Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhje me drejtorët e Zyrave Vendore Arsimore të Qarkut Tiranë.
February 7, 2020

Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranë për nder të Kongresit të Lushnjes dhe 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet.

Sot, më datë 06.02.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranë  për nder të Kongresit të Lushnjes dhe 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet. Ky aktivitet u zhvillua ne Bashkinë Kavajë ku ishin të pranishëm Kryetari i Këshillit të Qarkut si dhe Kryetarët e Bashkive Tiranë, Rrogozhinë, Kavaje, Lushnje, Shijak si dhe shumë qytetarë të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë aktivitet. Në fjalën e saj Znj. Jahollari ndër të tjera u shpreh se ne sot përulemi me nderim e mirënjohje për të gjithë ata atdhetarë që organizuan dhe mundësuan mbajtjen e Kongresit të Lushnjes, vendimet e të cilit patën një rëndësi të madhe patriotike për tërë vendin.  Nderim e respekt për Kavajën, për rolin dhe kontributin e saj në këtë ngjarje të shënuar historike. Kryetari i bashkisë Tiranë Z.Erion Veliaj ju dha çertifikata mirënjohjeje familjarëve të kontribuesve Kavajas në Kongresin e Lushnjes.

Comments are closed.