Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2019
October 18, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë priti në takim drejtorin e Sekretariatit Teknik të Tokave Z.Ramadan Kanani.
October 18, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në “Marshimin Sensibilizues” të organizuar nga Znj. Rovena Voda Koordinator Kombëtar për çështje të luftës kundër trafikimit të përsonave.

Në kuader të muajit të Antitrafikimit të Qenieve Njerëzore Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari mori pjesë në “Marshimin Sensibilizues” të organizuar nga Znj. Rovena Voda Koordinator Kombëtar për çështje të luftës kundër trafikimit të përsonave. Në këtë marshim sensibilizues ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, anëtarë të Komitetit Rajonal, Tryezës Teknike të Luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore, Organizata joqeveritare kundër trafikimit, nxenes te shkollave 9 vjecare dhe të mesme të Qarkut Tiranë, vullnetarë dhe nga shoqeria civile. Qëllimi i këtij marshimi sensibilizues i cili filloi nga ” Piramida” deri tek ” Universiteti Politeknik i Tiranës” ishte sensibilizimi i opinionit publik dhe forcimi i përpjekjeve tona për të rritur ndërgjegjësimin, informimin  dhe parandalimin e fenomenit të trafikimit të qënieve njerëzore.

 

Comments are closed.