Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në takimin që u organizua në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, ku u bë prezantimi i Projektligjit për Mbrojtjen Civile
July 10, 2019
Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë ishte pjesë e takmit që u organizua në Ministrinë e Mbrojtjes nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, z. Haki Çako
July 16, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në mbledhjen e organizuar nga ministri i Brendshëm, z. Sandër Lleshaj

Sot, më datë 15.07.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari mori pjesë në mbledhjen e organizuar nga ministri i Brendshëm, z. Sandër Lleshaj, ku ishin të pranishëm 4 zv/ministrat Romina Kuko, Rovena Voda, Besfort Lamallari, Juljan Hodaj si dhe Prefektët e të gjitha Qarqeve të Republikes së Shqipërise. Në fjalën e mbajtur, Z. Lleshaj theksoi rolin e Prefektëve në problemet e ditës siç janë proçesi i konstituimit të organeve të reja të qeverisjes vendore, dorëzimi dhe marrja e mandatit të bëhen me dinjitet të plotë nga ana e të dyja paleve,  marrja e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2019 pasi fluksi i turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin për të kaluar pushimet e tyre, ka pësuar rritje të ndjeshme, sigurinë nëpër plazhe, sigurinë  ushqimore abuzimin fiskal, nivelin e shmangies nga taksat etj, për të cilat u kërkua ndërhyrja e task-forcës për të siguruar ambjent sa më të qetë për pushuesit.

Comments are closed.