Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në mbledhjen e organizuar nga ministri i Brendshëm, z. Sandër Lleshaj
July 15, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë kryesoi një aksion për sigurimin e 3 hapësirave publike, përgjatë vijës bregdetare tek Mali i Robit
July 17, 2019

Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë ishte pjesë e takmit që u organizua në Ministrinë e Mbrojtjes nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, z. Haki Çako

Sot, më datë 16.07.2019, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, me përfaqësues Klajdi Nikolla, shef i Emergjencave Civile, Agim Alimadhi dhe Fatos Veliu, specialistë të sektorit të emergjencave civile morën pjesë në takimin që u organizua në Ministrinë e Mbrojtjes nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, z. Haki Çako dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, në kuader të programit Joint Reaction 19, për planizimin e stërvitjes me skenar “Një tërmet në zonën e Fushë Krujës”. Në këtë organizim i cili zgjat nga data 16 deri më 20 korrik, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë do të jetë pjesë e takimeve planizuese ku janë pjesmarrëse dhe bashkëpunojnë shtetet fqinje, si Bosnjia, Mali i Zi, Maqedonia, dhe Kosova.

Comments are closed.