Prefekti I Qarkut Tiranë zhvilloi takimin e rradhës me Sektorin Juridik.
December 23, 2019
Prefekti i Qarkut Jahollari zhvilloi takimin me Sektorin e Emegjencave Civile për të bërë raportimin e detyrave të realizuara për vitin 2019.
December 26, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Zyrën e Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen- Mat zhvilloi mbledhjen e Këshillit të Basenit Ujor Erzen.

Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari në bashkëpunim me Zyrën e Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen- Mat zhvilloi mbledhjen e Këshillit të Basenit Ujor Erzen. Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.696, datë 30.10.2019 “Për përcaktimin e kufijve territorialë, hidrografikë të baseneve ujore në Republikën e Shqipërisë dhe të qendrës e përbërjes së këshillit të secilit prej tyre”, mbledhja u drejtua nga Znj. Jahollari në cilisinë e  kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor me  rend dite konstituimin e Këshillit të ri të Basenit Ujor KBU Erzen si dhe u morën vendimet për çështjet përkatëse të ditës. Këshilli i Basenit Ujor Erzen kryesohet nga Prefekti i Qarkut Tiranë, dhe ka në përbërje 15 anëtarë- përfaqësues në nivele drejtuese nga bashki, institucione lokale dhe grupe interesi.

Comments are closed.