Prefektja e Qarkut Tiranë sëbashku me Ministren e Shtetit për Parlamentin dhe Administratorin e zonës Farkë inspektuan nga afër banesat e dëmtuara ne njesine administrative Farke.
September 21, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë së bashku me grupin e punës te ngritur nga Institucioni i Prefektit morën pjesë në shpërndarjen e ndihmave
September 24, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë rimblodhi Komisionin e planifikimit dhe përballimit të emergjencave civile në Qark

Sot, më datë 22.09.2019,  Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, rimblodhi Komisionin e planifikimit dhe përballimit të emergjencave civile në Qark , për të zbatuar detyrat e lëna në takimin me Kryeministrin, për evidentimin e banesave të dëmtuara të çdo qytetari në terren si dhe fillimin e proçesit të vlerësimit të dëmeve. Në këtë takim ishte i pranishëm dhe Prefekti i Qarkut Kukës Z. Zenel Kuçana, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për përballimin e situatës pas termetit në Tiranë. Në përfundim të këtij takimi u la detyrë që komisionet e emergjencave civile të bashkive të Qarkut Tiranë, të ngrenë grupe  pune të cilët të jenë të përbërë nga profesioniste të fushës si inxhiniere dhe punonjës sociale të bashkive në mënyrë që të bëjnë identifikimin dhe vlerësimin real të banesave të dëmtuara nga termeti, të shkëmbejë informacionin pëkatës në mënyrë që të merren masat për veprim të menjëhershëm në zonat ku është e nevojshme, bashkëpunimi I ngushtë për të realizuar në kohë dhe sipas ligjit proçedurën ligjore, çdo bashki të paraqesë planin e veprimit për të evidentuar çdo banesë. F. A. do vazhdojë të bashkëpunojë në vendosjen e çadrave si dhe të sigurojë transportin e njerezve në rast emergjence.

Comments are closed.