Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
September 30, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhje me stafin e Institucionit të Prefektit, për të bërë një analizë të situatës post-termet për dëmet e shkaktuara nga termeti i datës 21.09.2019
October 2, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë sëbashku me Zevendës Ministrin e Brendshëm pritën në takim Ministrin e Brendshëm të Kosovës

Sot, më datë 30.09.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari sëbashku me Zevendës Ministrin e Brendshëm Z.Juljan Hodaj pritën në takim Ministrin e Brendshëm të Kosovës Z.Ekrem Mustafa. Në këtë takim ishin të pranishëm Ambasadori i Kosovës Z.Sylë Ukshini si dhe  zevendës drejtoresha e policisë vendore Znj.Aida Hajna. Në këtë takim Z.Mustafa, në emër të Qeverisë së Kosovës shprehu solidaritetin me qytetarët shqiptarë të prekur nga kjo situatë dhe theksoi se qëllimi i vizitës është identifikimi i nevojave dhe mundësive që ka Kosova për ndihmë. Zv.ministri Hodaj vlerësoi dhe falenderoi Z.Mustafa për solidaritetin e treguar nga qytetarët e Kosovës. Znj.Jahollari pasi falenderoi popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar, dha një vlerësim të situatës në qark duke cituar se pas përfundimit të fazës së parë të verifikimit të problemeve, po vijohet paralelisht edhe me ndërhyrjen sipas prioriteteve të caktuara.

Comments are closed.