Prefekti i Qarkut Tiranë sëbashku me Zevendës Ministrin e Brendshëm pritën në takim Ministrin e Brendshëm të Kosovës
September 30, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë në prezencë të sekretarit të përgjithshëm dhe përgjegjëses të sektorit juridik priti në takim nënkryetarin e Bashkisë Kavajë si dhe sekretarin e këshillit bashkiak
October 3, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhje me stafin e Institucionit të Prefektit, për të bërë një analizë të situatës post-termet për dëmet e shkaktuara nga termeti i datës 21.09.2019

Sot, më datë 02.10.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari zhvilloi mbledhje me stafin e Institucionit të Prefektit, për të bërë një analizë të situatës post-termet për dëmet e shkaktuara nga termeti i datës 21.09.2019. U diskutuan masat e marra duke iu referuar urdhrit të Kryeministrit për ngritjen e grupeve të punës për vlerësimin dhe saktësimin e informacionit në lidhje me situatën e rasteve emergjente, në datat 28 dhe 29 shtator, ku u ngritën 11 grupe pune të kryesuara nga institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, për bashkitë Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë, dhe Rrogozhinë. Në përfundim të mbledhjes Znj. Jahollari bëri një falenderim për shefat e sektorëve dhe specialistët për gatishmërine e angazhimin e treguar gjatë këtyre ditëve.

Comments are closed.