Masat e shtuara për të evituar situatat emergjente
December 29, 2021
Policia e Shtetit në 109 vitet e krijimit të sajë.
January 13, 2022

Prefekti i Qarkut Tiranë z.Afrim Qëndro, takim pune dhe bashkëbisedimi me organizatat dhe shoqatat e veteranëve.

Sot më datën 11 Janar 2022, në ambientet e “Hotel Tirana”, Prefekti i Qarkut Tiranë z.Afrim Qëndro, zhvilloi një takim të veçantë pune dhe bashkëbisedimi me organizatat dhe shoqatat e veteranëve.
Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues nga;
– “Organizata Kombëtare e Veteranëve të Luftës Nacional – Çlirimtare të Popullit Shqiptar “ Nderi i Kombit”, me kryetar z. Odhise Porondini;
– “Organizata e Dëshmorëve të Atdheut”, me kryatar z. Gjergji Velo;
– Shoqata Atdhetare Kulturore “Peza”, me kryetar z. Daut Kryemadhi;
– Sindikata Pensionitave të Shqipërisë pranë Konfederatës së Pensionistëve, me kryetar z. Faik Xhani;
– Shoqata Patriotike Kulturore “Devolli”, me kryetar z. Guri Seferi;
– Shoqata Patriotike Kulturore “Gora”, me kryetar z. Bexhet Fezolli;
– Shoqata Patriotike Kulturore “Myzeqeja” ;
Këtë takim e nderuan me pjesmarrjen e tyre dhe shumë personalitete të larta të shtetit dhe deputet të Parlamentit Shqiptar si; Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë zj. Lindita Nikolli, Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste, zoti Damian Gjiknuri, Zv.Ministër i Punëve të Brendëshme , zoti Julian Hodaj, zoti Petro Koçi…, etj.
Në fjalën e hapjes, Prefekti i Tiranës zoti Afrim Qëndro theksoi rëndësinë e këtij takimi me këto organizata kaq të nderuara të cilat meritojnë respekt dhe vëmendje të veçantë nga gjith strukturat e shtetit. Po ashtu, zoti Prefekt foli për respektin që na dedikohet të kemi para së gjithash për historinë tonë pjes e të cilës janë vlerat e këtyre organizatave pjesmarrëse të këtij takimi.
Duke u ndalur në vijimësine e vlerave patriotike dhe kulturore që personifikojnë përfaqësuesit e organizatave më të spikatura të vendit, zoti Afrim Qëndro foli dhe për datën e veçantë të 11 Janarit në të cilën rastis ky bashkëbisedim kaq i ngrohtë dhe kaq domethënës.
“11 Janari – tha ai, – është festa e Republikës, Dita e Shpalljes së Republikës Popullore të Shqipërisë. Më 11 Janar 1946, Asambleja Kushtetuese e Shqipërisë e dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, duke shprehur vullnetin e popullit sovran shqiptar të sapo çliruar nga pushtuesit nazifashistë, e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore”. Kjo datë ashtu si dhe sotë, është përkujtuar rregullisht dhe me shum respekt nga mbarë populli ynë dhe kryesisht nga ana e veteranëve të luftës, të cilët shohin te 11 Janari ditën historike të triumfit mbi të shkuarën e shtetit tone”.
Në mbyllje të fjalës zoti Prefekt theksoi se duke kujtuar dhe nderuar ditën e 11 Janarit, ne sot nderojmë gjithë periudhën e ekzistencës së Republikës Popullore Shqiptare. Ne respektojmë dhe nderojmë themelet e Republikës në Shqipëri.
Në takim, ku morën fjalën shum pjesmarrës përfaqësues të shoqatave dhe organizatave të ndryshme të veteranëve, përshëndetën dhe zj. Lindita Nikolla, Damian Gjiknuri etj.
Takimi u mbyll me premtimin e vijimit të mëtejshëm të takimeve të ndryshme për bashkëpunim dhe bëshkëbisedim më të afërt me gjithë organizatat që funksionojnë në vend, për promovim të mëtejshëm të vlerave patriotike të historisë sonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *