Më datë 15.04.2021, Prefekti i Qarkut Tiranë Z.Mersin Murataj zhvilloi takimin vijues me strukturat e Bashkisë Vorë dhe Shërbimit Zjarrfikës Tiranë.
April 20, 2021
Prefekti i Qarkut Tiranë z. Mersin Murataj, në cilësinë e kryetarit zhvilloi takimin e parë të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit në Golem, Kavajë
May 25, 2021

Prefekti i Qarkut Tiranë, Z.Mersin Murataj, organizoi sot takimin e radhës me strukturat e Bashkisë Kamëz.

Prefekti i Qarkut Tiranë, Z.Mersin Murataj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile të Qarkut, organizoi sot takimin e radhës me strukturat e Bashkisë Kamëz. Dy nga çështjet të cilat u diskutuan ishin:

Funksionimi i skemave të informimit dhe paralajmërimit të hershëm në raste fatkeqësish;

Përditësimi i të dhënave për resurset që disponon qarku, bazën materiale dhe teknike nën administrimin shtetëror dhe privat, si dhe përcaktimin e mënyrës së përdorimit të tyre në rast emergjencash.

Në takim morën pjesë Nënkryetari i Bashkisë, Shefi i Komisariatit, Drejtori i Emergjencave Civile , si dhe Drejtori i Shërbimit Pyjor të Bashkisë Kamëz.

Comments are closed.