Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takimin me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë
August 1, 2018
Takim me Sekretarin e Përgjithshëm te Ministrisë së Brendshme, z. Dritan Palnikaj për probleme të rikonstruksionit të ndertesës së Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë
August 2, 2018

Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen me Komisionin Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë

Me datë 01.08.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen me Komisionin Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë.

Në këtë mbledhje u morën gjithsej 10 vendime për pavlefshmëri të pjesshme të AMTP-ve, nga të cilat:

19 AMTP të shqyrtuara;

309 558 m2 të verifikuara (sipas amtp-ve);

152 769 m2 sipërfaqe shfuqizuar (sipas amtp-ve);

52 863 m2 të kthyera në pronësi shtet;

1 613 248 lekë detyrim pagim vlere.

Gjithashtu, u morën vendime administrative për ndërprerjen e procedurës administrative për 6 dosje, për të cilat u kërkua nga Njësite Administrative dhe Bashkitë përkatëse plotësimi i dokumentacionit sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 994, datë 09.12.2015, duke specifikuar rast pas rasti mangësitë e konstatuara.

Vendimet e mësipërme u përkasin Njësive Administrative Farkë, Vaqarr, Petrelë, Dajt, si dhe Bashkia Vorë dhe Kamëz.

Comments are closed.