Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë zhvilloi analizën vjetore të punës së institucionit ku u prezantua puna e bërë gjatë vitit 2019
January 6, 2020
Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Shoqatës për Autonomi Vendore
January 7, 2020

Prefekti i Qarkut Tiranë , zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Rajonale të Ekstencionit Bujqësor , Drejtorin Rajonal te Agjencisë së Shërbimit Veterinar dhe të Mbrojtjes së Bimëve , si dhe Drejtorin e AKU – Drejtoria Rajonale.

Sot, më datë 07.01.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë znj. Suzana Jahollari, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Rajonale të Ekstencionit Bujqësor z.Veis Selami, Drejtorin Rajonal te Agjencisë së Shërbimit Veterinar dhe të Mbrojtjes së Bimëve z.Sulejman Kullolli, si dhe Drejtorin e AKU – Drejtoria Rajonale z.Arbër Nuri, me qëllim vijim e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve që kanë një impakt të drejtë për drejtë dhe thelbësor në mbrojtjen dhe sigurinë e shëndetit të konsumatorëve. Tematika kryesore e këtij takimi ishte njohja me sukseset e arritura nga puna e bërë nga këto institucione gjatë vitit 2019, problematikat e hasura në lidhje me forcimin e kapaciteve në burime njerëzore dhe profesionalizëm si dhe gjithashtu sfidat dhe objektivat për vitin 2020.

Comments are closed.