Prefekti i Qarkut Tiranë priti në takim drejtoreshën e kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes, zj.Belioza Çoku
April 23, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në Konferencën Shkencore me temë: “Sfidat e planifikimit të mbrojtjes së vendit dhe përputhshmëria me procesin e planifikimit të NATO-s”
April 26, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi një takim me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Sot më datë 25.04.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, zhvilloi një takim me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me në krye drejtorin e Drejtorisë së Buxhetimit dhe Menaxhimit Financiar z.Agron Vata. Në këtë takim u diskutua për fazën përfundimtare të zbatimit të VKM nr.1108, datë 30.12.2015 për transferimin e aseteve të ujitjes dhe kullimit nga niveli qëndror (MBZHR) në nivel vendor (bashkitë) të aseteve të ujitjes dhe kullimit si dhe u evidentua progresi i arritur drejt përfundimit të procesit të transferimit të aseteve të ujitjes dhe kullimit për bashkitë e mbetura të Qarkut Tiranë: Bashkitë Kavajë, Tiranë dhe Kamëz.

Comments are closed.