Prefekti i Qarkut Tiranë priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile në Bashkinë Tiranë, z. Erind Bejko
July 23, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë priti në takim Drejtorin e Protokollit të Bashkisë Tiranë, z. Valter Gjoni
July 24, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takimin e rradhës rreth masave që do të merren në lidhje me situatën e një masivi shkëmbor në Njësinë Administrative Kërrabë

Sot, më datë 23.07.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile, Z. Erindi Bejko, Drejtorin e Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë, Drejtorin Rajonal të Autoritetit Rrugor, ku u diskutua rreth masave që do të merren në lidhje me situatën e një masivi shkëmbor në Njësinë Administrative Kërrabë, i cili është kthyer në një rrezik serioz për banorët e kësaj zone. Situata është kritike, e paqëndrueshme, dhe kërkon ndërhyrjen e menjëhershme për zgjidhjen pa pasoja tek banorët. Do vihen në dijeni të gjithë personat përgjegjës për menaxhimin e menjëhershëm të kësaj situate deri në zgjidhjen më efektive të saj. Në përfundim të mbledhjes Znj. Jahollari kërkoi nga të pranishmit që të gjithë personat përgjegjës, bashkë me Prefekten e Qarkut Tiranë, të venë dhe ta shikojnë nga afër si dhe te diskutojnë për mënyrën e duhur të asgjësimit të këtij masivi shkëmbor.

Comments are closed.