Në datën 25.09.2018 rreth orës 20.00 u konstatuan vatra zjarri pranë lagjes Sorraj, në fshatin Kus, në Njësinë Administrative Kashar.
September 25, 2018
Në zbatim të Urdhrit të KM, Nr 124, “Për ngritjen e Grupit Ndërinstitucional të Punës për verifikimin dhe monitorimin e procesit të riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës – Kanalizimeve”, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë organizoi dhe koordinoi takimin e këtij grupi me Drejtuesit e Ujësjellës – Kanalizime të Qarkut.
September 25, 2018

Prefekti Qarkut Tiranë me stafin e tij ishte prezent në terren në zonën e rënies së zjarrit duke monitoruar situatën dhe punën e shkëlqyeshme të forcave.

Gjatë orëve të vona të natës, me dt. 25.09.2018 pas lajmërimit nga salla e policisë, për rënien e zjarreve të përmasave të mëdha dhe në terren të veshtirë, me një diferencë prej 2 orësh njëri nga tjetri,  Prefekti Qarkut Tiranë me stafin e tij ishte prezent në terren në zonën e depos së Gurores në Linzë duke monitoruar situatën dhe punën e shkëlqyeshme të forcave.

Prefekti i Qarkut ka pasur një shkëmbim konstant të informacionit me institucionet në terren dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile dhe Qëndrën e Bashkuar Operacionale pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Situata e zjarreve aktualisht është nën kontroll të vazhdueshëm.

Comments are closed.