Pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u organizua takimi i dytë i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit
May 21, 2018
Takim i Prefektit të Qarkut Tiranë me Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile Z.Erindi Bejko dhe Administratorin e Bërzhitës
May 30, 2018

Prefekti Qarkut Tiranë, mori pjesë në takimin e organizuar nga Agjensia për Zhvillimin Rajonal 2

Në dt.28.05.2018 Znj.Suzana Jahollari, Prefekti Qarkut Tiranë, mori pjesë në takimin e organizuar nga Agjensia për Zhvillimin Rajonal 2. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Njësive të Qeverisjes Vendore të Rajonit 2:
Z.Vangjush Dako, Bashkia Durrës,
​​​​ Z.Ardian Kokomani, Bashkia Shijak
​​​​ Z.Xhelal Mziu, Bashkia Kamëz,
​​​​ Z.Xhavit Halili, Bashkia Rrogozhinë
​​​​ Z.Hysni Mara, Bashkia Vorë,
dhe përfaqësues nga Prefektura Durrës dhe Bisnezi Privat.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i Programit për Zhvillimin Rajonal të Shqipërise, i cili konsiston në reduktimin e pabarazisë në Shqipëri duke mbështetur zhvillimin e rajoneve të forta, të cilat nëpërmjet mirë-përdorimit të potencialeve që gëzojnë, mund të sigurojnë kushte më të mira sociale dhe ekonomike për qytetarët e tyre. Qeveria Shqipëtare e konsideron zhvillimin rajonal prioritet, dhe ka marrë një sërë masash për të investuar në mënyrë domethënëse si në nivel kombëtar dhe atë rajonal, në përmbushje të objektivit kryesor të saj për zhvillimin rajonal.
Programi për Zhvillimin Rajonal do të ofrojë mbështetje për kuadrin ligjor dhe Ligjin për zhvillimin rajonal.
Gjithashtu, do mbështesë reformimin e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve dhe strukturave të tjera publike që lidhen me zhvillimin rajonal.

Comments are closed.