Takim i 12 Prefektëve të Qarqeve të RSh në Prefekturën e Kukësit dhe në Komumën e Prizrenit
June 8, 2018
Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takimin për ngritjen e Grupit Vendor Ndërinstitucional të Punës për ndërhyrjen ndaj shfrytëzimit dhe gërryerjes së brigjeve e shtretërve të lumenjve
June 14, 2018

Prefekti Qarkut Tiranë organizoi një takim për problematikën e therjeve të kafshëve dhe tregtimit të mishit në qarkun e Tiranës

Sot me datë 13.06.2018, Prefekti Qarkut Tiranë organizoi një takim për problematikën e therjeve të kafshëve dhe tregtimit të mishit në Qarkun e Tiranës. U analizua problemi i krijuar në Bashkinë e Rrogozhinës ku thertoret janë në rrugë jashtë cdo ligjshmërie.
Në takim ishin prezent:
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Duke qenë se situata është shumë e ndjeshme si për sigurinë e jetës së shtetasve ashtu edhe për imazhin e vendit tonë, u vendos ngritja e një Grupi Monitorimi nën drejtimin e Prefektit për të mbajtur situatën nën kontroll konform të gjitha rregullave dhe standarteve.

Comments are closed.