Përfaqësues të sektorit të emergjencave civile në institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë morën pjesë në trainimin me temë “Shpërndarja e përvojës nga ekipi i BE-së për vlerësimin e dëmeve nga termeti i datës 21.09.2019”.
October 8, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2019
October 18, 2019

Prefektja e Qarkut Tiranë mori pjesë ne takimin që u zhvillua nga Ministria e Financave në kuadër të “Diskutimit buxhetor për vitin 2020”.

Sot, më datë 15.10.2019, Prefektja e Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari mori pjesë ne takimin që u zhvillua nga Ministria e Financave në kuadër të “Diskutimit buxhetor për vitin 2020”. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqëques te trupës diplomatike nga BE, zyrtarë të lartë nga ministria e Financave, ministria e Brendshme, Kryetarët e të gjitha bashkive të vendit, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.  Në këtë takim u prezantuan përpjekjet e bashkive për monitorimin e performancës së tyre buxhetore, lidhjen e parave të shpenzuara me arritjet e rezultatet, të mundësuara nga buxheti i performancës. Reforma e Financave Publike 2014-2020 në nivelin lokal synon të sigurojë një sistem të financave publike që promovon transparencën, përgjegjshmërinë, disiplinën fiskale dhe efikasitetin në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike për ofrimin e shërbimeve më të mira dhe zhvillimin ekonomik.

Comments are closed.