Në ambjentet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u zhvillua mbledhja në lidhje me çeshtjet sensitive në fushën e mjedisit siç është përdorimi i plastikave të ndryshme.
October 8, 2019
Prefektja e Qarkut Tiranë mori pjesë ne takimin që u zhvillua nga Ministria e Financave në kuadër të “Diskutimit buxhetor për vitin 2020”.
October 15, 2019

Përfaqësues të sektorit të emergjencave civile në institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë morën pjesë në trainimin me temë “Shpërndarja e përvojës nga ekipi i BE-së për vlerësimin e dëmeve nga termeti i datës 21.09.2019”.

Sot, më datë 08.10.2019, përfaqësues të sektorit të emergjencave civile në institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë morën pjesë në trainimin me temë “Shpërndarja e përvojës nga ekipi i BE-së për vlerësimin e dëmeve nga termeti i datës 21.09.2019”. Ky trajnim u zhvillua nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku morën pjesë ekipi i mekanizmit të mbrojtjes civile Europiane, përfaqësues të Emergjencave Civile të Bashkive si dhe përfaqësues nga institucionet e Prefekturave të qarqeve. Në këtë takim u diskutua rreth përvojës europiane në lidhje me gjithë proçeduarat ligjore që duhet të ndiqen për menaxhimin dhe përballimin e situatës së rastit të termetit në fjalë dhe raste të tjera të ngjashme të situatave emergjente. Proçedura që duhet ndjekur që nga situata e parë e ngjarjes natyrore, mbështetja e kësaj situate, mbështetja e komunitetit të dëmtuar, kërkesat për mbështetje ndërkombetare si dhe vijimi i proçedurave të shpejta dhe ligjore deri në rivendosjen e situatës për eleminimin e pasojave dhe mbështetjen e njerëzve të dëmtuar.

Comments are closed.