Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Jahollari, zhvilloi takimin e fazës përmbyllëse të proçesit të zbatimit të VKM numër 1108
March 12, 2019
Sot më datë 15.03.2019, Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, zhvilloi një takim me Drejtorin e Komanduar të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, z. Dhimitraq Ziu
March 15, 2019

Sot, më 13 mars 2019, pranë ambientit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, u organizua një takim midis Prefektit të Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari dhe rektorit të UBT-së Prof.Dr. Bahri Musabelliu

Sot, më 13 mars 2019, pranë ambientit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, u organizua një takim midis Prefekti të Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari dhe rektorit të UBT-së Prof.Dr. Bahri Musabelliu dhe disa përfaqsues të stafit akademik. Në këtë takim u diskutua mbi misionin që ka ky universitet për edukimin profesional dhe kërkimin shkencor që lidhet me formimin bujqësor në drejtim të zhvillimit të bujqësisë moderne dhe garantimit për një ushqim të shëndetshëm dhe cilësor.

Krahas këtij diskutimi u bë prezent dhe shqetësimi mbi ruajtjen e tokave bujqësore eksperimentale në pronësi të këtij universiteti për të patur një menaxhim më të kujdesshëm ndaj proçesit të erozionit dhe fenomeneve të gërryerjes pranë shtretërve të lumenjve (lumi Tërkuzë). Me përfaqsues të dy institucioneve u bë verifikimi në vend, të objektit (tokë bujqësore) pranë lumit Tërkuzë dhe në afërsi të aeroportit Nënë Tereza. Nga vëzhgimi në vend u diskutua në parim për mënyrën e ndërhyrjes për rehabilitimin e pjesës së dëmtuar së tokës bujqësore nga gërryerja e lumit Tërkuzë.

Comments are closed.