Në vazhdën e takimeve, në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, në rolin e kryetarit të komitetit anti-kanabis zhvilloi takim në Kamëz me kryetarin e bashkisë z.Rakip Suli dhe drejtorin e policisë vendore z.Rebani Jaupi.
June 23, 2020
Sot më datë 09.06.2020 në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u zhvillua takimi i radhës i Task-Forcës Vendore në nivel qarku, për bashkëpunim dhe koordinim, me administratorët e Bashkise Tirane që mbulojnë territoret e zonave me risk, në lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
June 23, 2020

Sot më datë 08.06.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi një takim me Drejtorin Rajonal të Ekstensionit Bujqësor z.Veis Selami.

Sot më datë 08.06.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi një takim me Drejtorin Rajonal të Ekstensionit Bujqësor z.Veis Selami. Në këtë takim u diskutua për realizimin e detyrave në funksion të përgjegjësive të Task-Forcës vendore në Qark për të mos lejuar mbjelljen e bimëve narkotike si dhe u përcaktuan personat përgjegjës ligjor për të kontrolluar monitoruar territorin në të gjithë qarkun Tiranë. Znj.Jahollari theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit kundër kësaj lufte ku objektivi është zero rrënjë kanabis në territorin e qarkut Tiranë.

Comments are closed.