Sot më datë 24.06.2020 Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë koordinoi punën me Bashkinë Kavajë për pastrimin e vijës bregdetare.
June 25, 2020
Sot, më datë 26.06.2020, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë koordinoi punën me Bashkinë Kavajë për pastrimin e vijës bregdetare.
June 27, 2020

Sot më datë 25.06.2020 ora 11:00 nga Prefekti i Qarkut , njëherësh dhe Kryetar i KMC-së të Qarkut Tiranë, zhvilloi mbledhjen e KMC-së Qarkut Tiranë me tematikë “Mbi marrjen e masave për parandalimin e përballimin e situatave emergjente verore për vitin 2020 në Qarkun Tiranë “

Sot më datë 25.06.2020 ora 11:00 nga Prefekti i Qarkut , njëherësh dhe Kryetar i KMC-së të Qarkut Tiranë, zhvilloi mbledhjen e KMC-së Qarkut Tiranë me tematikë “Mbi marrjen e masave për parandalimin e përballimin e situatave emergjente verore për vitin 2020 në Qarkun Tiranë “.

Në takim morën pjesë anëtarët e KMC-së dhe përfaqësuesit e  bashkive Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë, dhe Rrogozhinë.

Nga strukturat përgjegjëse u raportua se masat paraprake për përballimin e emergjencave verore ishin marrë të plota.  Në përfundim të takimit Prefekti i Qarkut Tiranë kërkoi realizimin e disa detyrave si më poshtë vijon :

-Hartën e Riskut në çdo bashki të Qarkut Tiranë.

-Situatën aktuale të standarteve të përmbushura nga Drejtoritë e Shërbimit Pyjor.

-Situatën aktuale të ekzistencës së grupeve vullnetare pranë çdo bashkie. 

-Situatën aktuale të Planit të Masave nga çdo bashki e Qarkut Tiranë për përballimin e situatës së zjarreve gjatë periudhës së veres.

-Organizimin e bashkëveprimit ndërinstitucional si detyrim ligjor.

Comments are closed.