Sot më datë 25.06.2020 ora 11:00 nga Prefekti i Qarkut , njëherësh dhe Kryetar i KMC-së të Qarkut Tiranë, zhvilloi mbledhjen e KMC-së Qarkut Tiranë me tematikë “Mbi marrjen e masave për parandalimin e përballimin e situatave emergjente verore për vitin 2020 në Qarkun Tiranë “
June 25, 2020
Sot më datë 30.06.2020 u zhvillua takimi i Task-Forcës Vendore në nivel Qarku, për analizën 6-mujore të punës së kryer, në lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
July 1, 2020

Sot, më datë 26.06.2020, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë koordinoi punën me Bashkinë Kavajë për pastrimin e vijës bregdetare.

Sot, më datë 26.06.2020, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë koordinoi punën me Bashkinë Kavajë për pastrimin e vijës bregdetare. Ky aksion u realizua në zbatim të Planit të Veprimit të Pastrimit 2020 të hartuar nga Institucioni i Prefektit te Qarkut Tiranë dhe është ai që përmbylli me sukses këtë iniciativë. U pastrua vija bregdetare në Golem në zonën e përcaktuar si plazh publik nga Murrizi deri tek Miami. Sipërfaqja e pastruar është 5000 m2 hapësirë publike ku u hoqën mbetje inerte dhe u vendosen tabela plazh publik.

Në aksion morën pjesë Nënkryetarja e Bashkisë Valbona Mustafa, Drejtori i Shërbimeve Aldo Duro, rreth 60 punonjës të bashkisë, personel nga Drejtoria e Kulturës, Drejtoria e politikave sociale, Policia bashkiake, përfaqësues të firmës së pastrimit si dhe punonjës nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë.  

Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë ka mbështetur këtë nismë të domosdoshme në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror 2020 për një mjedis më të pastër jo vetëm për komunitetin por edhe për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj si dhe bën thirrje për sensibilizim të vazhdueshëm nga ana e të gjithë qytetarëve për mbajtjen pastër të mjedisit, pasi natyra është shtëpia jonë e përbashkët.

Comments are closed.