Sot, më datë 26.06.2020, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë koordinoi punën me Bashkinë Kavajë për pastrimin e vijës bregdetare.
June 27, 2020
Sot më datë 01.07.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë, znj.Suzana Jahollari zhvilloi një diskutim me Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Z. Dritan Agolli.
July 1, 2020

Sot më datë 30.06.2020 u zhvillua takimi i Task-Forcës Vendore në nivel Qarku, për analizën 6-mujore të punës së kryer, në lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Sot më datë 30.06.2020 u zhvillua takimi i Task-Forcës Vendore në nivel Qarku,  për analizën 6-mujore të punës së kryer, në lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Në këtë takim morën pjesë: Dhimitraq Ziu, Zv/Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Nertila Ndreu, N/Kryetare e Këshillit të Qarkut, N/kryetarët e Bashkive Kamëz dhe Kavajë, Shefi i Sektorit të Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë, si dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet, anëtarë të Task-Forcës Vendore. Fillimisht u evidentua intensifikimi i takimeve të zhvilluara në kuadrin e  bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, megjithë situatën e vështirë të krijuar për arsye të pandemisë.

Më pas u paraqit një prezantim i shkurtër nga Përgjegjësi i Sektorit të Monitorimeve, për periudhën 6-mujore të punës, mbi  rezultatet e arritura, raportimet, problematikat, si dhe detyra dhe konkluzione për të ditët në vijim. Më tej përfaqësues të TASK-FORCËS VENDORE diskutuan për realizimin e detyrave për këtë 6-mujor dhe zbatimin e këtij Plan-Veprimi për muajt në vazhdim.

Duke pasur në qendër të vëmendjes se viti 2020 është viti i fundit i Planit të Veprimit kundër Kanabisit, u la si detyrë  të vazhdohet puna për intensifikimin e kontrolleve në terren dhe sensibilizim të banorëve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale për kultivim të bimëve narkotike. Objektivi kryesor është 0 rrënjë bimë narkotike në territorin e Qarkut Tiranë.

Comments are closed.