Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi sot takimin e radhës me përfaqësues të institucioneve vendore të Bashkisë Kavajë dhe Rrogozhinë, ku ishte i pranishëm edhe deputeti i zonës, z.Etjen Xhafaj.
December 6, 2021
Gëzuar 8 Dhjetorin Ditën Kombëtare të rinisë
December 9, 2021

Takim koordinues me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Takim koordinues me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë me qëllim bashkëpunimin reciprok të institucioneve përgjegjëse.
Sot datë 07.12.2021, Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi një takim me strukturën e bashkëpunimit civilo – ushtarak të FARSH.
Të pranishëm ishin përfaqësues të Zyës Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë, Sektorit të Emergjencave Civile – Bashkia Tiranë, Drejtorisë së Shërbimit të MZSH-së, Agjensisë Rajonale të Mjedisit Tiranë, strukturës së Shërbimit Vullnetar, Kryqit të Kuq Shqiptar Dega Tiranë, etj.
Tema e diskutimeve në takimin, u përqëndrua në rritjen e nivelit të bashkëpunimit reciprok mes strukturave të Forcave të Armatosura dhe Strukturat Civile. Objektivi ishte përballimi dhe rakordimit mbi problematikat që krijohen në komunitet nga arsye dhe faktorë të ndryshëm njerëzor dhe jo njerëzor.
Në përfundim të takimit Perfekti vlerësoi faktin se për vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet strukturave ushtarake dhe autoriteteve civile është e domosdoshme:

– Kryerja e studimeve dhe vlerësimi i mjedisit civil
– Përditësimii i informacionit mbi pikat e kontaktit të komisioneve të emergjencave civile dhe administratorët në nivel bashkie.
– Identifikimi i kapaciteteve logjistike dhe njerëzore të pushtetit vendor
– Koordinimi i mëtejshëm për të gjitha operacionet e përbashkëta.

Comments are closed.