Takim pune me Rektoren e Universitetit Shtetëror Durrës zj. Kseanela Stavorovski dhe Prefektin e Qarkut Durrës
September 10, 2018
Prefekti i Qarkut Tiranë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018-2019, organizoi një takim konsultativ në lidhje me problematikat dhe marrjen e masave për mbarëvajtjen e procesit arsimor
September 13, 2018

Takim në Institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë lidhur me proçesin e zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1108 , datë 30.12.2015

U zhvillua sot, datë 12.9.2018, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë, takimi lidhur me proçesin e zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1108,  datë 30.12.2015 “Për transferimin nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave te bashkitë të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Brendshme,  Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës, dhe nga të gjitha bashkitë e Qarkut Tiranë. Në takim u vendos që  t’i kërkohet Ministrisë së Financave asistencë lidhur me zgjidhjen e problemeve financiare të cilat janë e vetmja pengesë  për finalizimin e proçesit.

Comments are closed.