Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve për të përcjell urimet më të mira për festën e Sulltan Novruzit
March 25, 2022
Prefekti i Qarkut Tiranë, z. Afrim Qëndro prezantoi sot kryetarin e sapozgjedhur të Bashkisë Vorë z.Blerim Shera
March 25, 2022

Takimi i radhës i Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore

Prefekti i Qarkut Tiranë z.Afrim Qëndro zhvilloi takimin e radhës të Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore, me përfaqësuesit e bashkive, kryetarin e Këshillit të Qarkut Tiranë, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe të disa OJF-ve, për një koordinim më të mirë të punës mes të gjithë aktorëve dhe faktorëve që janë të përfshirë në këtë betejë të vazhdueshme. Problem është sidomos përfshirja dhe shfrytëzimi i të miturve në punë, në trafikun e drogës dhe ekspozimi i tyre ndaj aktiviteteve të tjera të paligjshme.
🗣Prefekti i Qarkut Tiranë inkurajoj fort të gjitha institucionet vendore të luajnë një rol proaktivë me te gjitha strukturat e tyre dhe njohjet që kanë në terren, për të mbajtur larg trafikimit këdo e sidomos fëmijët, pasurinë tonë më të çmuar.

Comments are closed.