Trajnim nga organizata “Të Ndryshëm dhe të Barabartë”, me fokus përfshirjen e viktimave të trafikimit në përpjekjet anti trafik.
April 11, 2022
Plani Kombëtar i Pastrimit
April 20, 2022

Takimi mbi sigurinë, monitorimin, projektimin, investimin dhe pasaportën e çdo dige në Qarkun e Tiranës

Prefekti i Qarkut Tiranë z. Afrim Qëndro zhvilloi takimin mbi sigurinë, monitorimin, projektimin, investimin dhe pasaportën e çdo dige në Qarkun e Tiranës.
Takimi u organizua në bashkëpunim me institucionet në nivel qendror dhe nivel vendor me përfaqësues në nivel N/Kryetar, drejtor I pergjithshëm dhe specialistë të fushes me tematikë “Mbi raportimet vjetore për vitin 2021 të sigurisë së digave për Qarkun e Tiranës”.
Në raportin bazë gjatë diskutimit u përqëndrua mbi shqetësimet për sigurinë e digave të ngritur nga K.K.D.M.
📌Diskutimi mori dakortësine e të gjitha palëve mbi mënyrën e menaxhimit të fondeve të çelura nga A.K.M.C, me vlerë të përcaktuar 3.000.000 milion dollarë për investime në fushën e sigurisë së digave.
📌Detyrë tjetër të mbështetur në diskutim u mbetet plani I menaxhimit, ku u vendos të gjitha bashkitë në një afat kohor 3 mujor planet përkatëse sipas ligjit nr. 8681/2000 “Projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin, dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave”.
📌Detyrë e përcaktuar për të gjitha bashkitë mbetet tërheqja e gjithë dokumentacionit teknik në arkivat përkatëse si A.Q.T.N, MBZHR, A.QK Fushë- Krujë, D.R.Q.D.
📌Detyrë në vazhdim u la përgatitja e projekteve të bazuar mbi programin e projekteve të pergatitura nga MBZHR për 200 digat ku përfshihen dhe projektet e fizibilitetit si hapi parë për fillim dhe inicimin e pasaportës teknike për çdo digë.
📌Detyrë kryesore është plotësimi i formularëve bazë të përgatitur nga KKDM me të dhënat e çdo dige të përgatitur nga
çdo bashki. Ky formular gjendet dhe në faqen zyrtare të KKDM në sistemin digital.
📎Në politikat afatgjata u diskutua mbi aplikimet në investimet e parashikuara nga programet për fondet e ballkanit perëndimor të iniciuara nga MBZHR.

Comments are closed.