Në vijim të fushatës kombëtare “Krijo oksigjenin tënd”, aksioni i ditës së sotme u përqëndrua në Allgjat, Njësia Administrative Vaqarr, Bashkia Tiranë
March 4, 2019
Sot më datë 05.03.2019 Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Republikën e Shqipërisë
March 5, 2019

TAKIMI RAJONAL NË NIVEL QARKU, PËR SENSIBILIZIMIN E KOMUNITETIT PËR PARANDALIMIN E KULTIVIMIT TË BIMËVE NARKOTIKE PËR VITIN 2019

Sot në datë 04.03.2019 u zhvillua takimi rajonal në nivel qarku, për sensibilizimin e komunitetit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2019.Në këtë takim morën pjesë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Kastriot Skënderaj, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, përfaqësues të tjerë nga Drejtoria Vendore e Policisë, Andi Seferi, Nënkryetar i Bashkisë Tiranë, Erindi Bejko Drejtor i Përgjithshëm në  Drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi, Koordinim të Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile në  Bashkinë Tiranë, përfaqësues nga institucionet anëtarë të Task-Forcës Vendore, si dhe përfaqësues nga Bashkitë dhe Njësitë Administrative të Qarkut Tiranë.

Në fund të këtij takimi, pasi u evidentuan rezultatet e arritura, u la si detyrë që  të punohet me të njëjtin intensitet për sensibilizimin e banorëve, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Comments are closed.