Cermonina e vlerësimit “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) për Ramazan Cara, ish-kryetarit te Këshillit Bashkiak të Kavajës
April 8, 2022
Takimi mbi sigurinë, monitorimin, projektimin, investimin dhe pasaportën e çdo dige në Qarkun e Tiranës
April 15, 2022

Trajnim nga organizata “Të Ndryshëm dhe të Barabartë”, me fokus përfshirjen e viktimave të trafikimit në përpjekjet anti trafik.

Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në trajnimin që organizata “Të ndryshëm dhe të barabartë” zhvilloi në ambientet e prefekturës. Z. Afrim Qëndro përshëndeti pjesëmarrësit, anëtarët e Tryezës Teknike të Komitetin Rajonal Antitrafik dhe përfaqësuesit e projektit të cilët organizuan këtë sesion trajnimi me temë “Pjesëmarrja e viktimave të trafikimit në përpjekjet anti – trafik”.
Në fjalën e tij, Prefekti në cilësinë e Kryetarit të Komitetit vuri theksin tek rëndësia e parandalimit të trafikimit dhe rehabilitimi i viktimave të këtij aktiviteti kriminal i cili kërkon një bashkërendim institucional të vazhdueshëm dhe përfshirje integrale të shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme që kanë një nivel ekspertize të çmueshme. Ndihma që na japin gjithashtu partnerët tanë, SHBA në këtë rast, është shumë e rëndësishme për të ngritur kapacitetet tona në mënyrë që të trajtojmë si duhet këtë fenomen.

Comments are closed.