Sot, më datë 04.06.2021, stafi i Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë realizoi një aksion pastrimi në vijën bregdetare në kuadër të Planit të Veprimit të Pastrimit 2021
June 4, 2021
Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, zhvilloi një takim pune me objekt: Bashkërendimi i Veprimtarisë së Policisë të Shtetit me institucionet vendore dhe qendrore te Qarkut Tiranë
July 3, 2021

z. Mersin Murataj, Prefekti i Qarkut Tiranë, mori pjesë në takimin e Komitetit të Menaxhimit të Zonës së Mbrojtur Mjedisore Parku Kombëtar Divjake – Karavasta

Sot më datë 29.06.2021, z. Mersin Murataj, Prefekti i Qarkut Tiranë, mori pjesë në takimin e Komitetit të Menaxhimit të Zonës së Mbrojtur Mjedisore Parku Kombëtar Divjake – Karavasta, organizuar nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Fier. 

Gjatë mbledhjes, anëtarët e komitetetit u njohën me veprimtarinë e punës së bërë nga AdmZM në menaxhimin e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta, për periudhën 2020-2021, si dhe me prezantimin e projektit JICA.

Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi i një sistemi eficent i Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me të gjithë aktorët dhe vecanërisht me Prefektet e qarqeve, si kryetarë të Komiteteve të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore, si dhe njohja me VKM nr. 1156, date 24.12.2020 “Për përcaktimin e të ardhurave të gjeneruara nga tarifat që paguhen në zonat e mbrojtura, të masës dhe kritereve të përdorimit të tyre”.

Comments are closed.